Granit Xhaka është futbollisti më i mirë zviceran për vitin 2022. Ashtu si në 2017, Graniti ka marrë çmimin prestigjoz, me eventin që u organizua nga Federata e Futbollit në Zvicër dhe Liga Zvicerane e Futbollit në Bernë. “Lojtari më i mirë mashkull” u zgjodh shqiptari Xhaka, me kapitenin e Zvicrës dhe liderin e Arsenalit që ka shkëlqyer këtë sezon. Pas marrjes së këtij çmimi, futbollisti me origjinë shqiptare falenderoi ata që nuk besuan te ai, pasi e motivuan më shumë.

“Falënderoj edhe ata që nuk besuan tek unë, sepse më kanë shtyrë gjithmonë të kërkoj më shumë nga vetja”, tha Graniti.

Xhaka nuk ka lënë pa komentuar edhe formën e mirë me Arsenalin.

“Tre vjet më parë isha në pikën më të ulët tek Arsenali dhe tani jam këtu, si lider. Çmimi do të thotë shumë për mua”, përfundoi Xhaka.

Artikulli paraprakDIALOGU MES KOSOVËS DHE SERBISË, BORRELL: PRESIM PËRKUSHTIM SERIOZ
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 23.01.2023