Gratë biznesmenë të qytetit të Shkodrës janë bërë pjesë e një takimi informues të organizuar nga dhoma e tregtisë të Tiranës. Aktiviteti u organizua në mjediset e Hotel “Colosseo” dhe kishte për qëllim njohjen më mirë me marrëveshjet e ekonomisë që Shqipëria ka me vendet e tjera të Ballkanit.

Laknori shprehet se nga këto marrëveshje me gratë biznesmenë mund të përfitojnë duke shmangur taksat në eksportimin e produkteve të ndryshme.Sipas dhomës së tregtisë është vetë qeveria dhe konkretisht ministria e ekonomisë ato që do të duhej të ishin më aktive në shpërndarjen e informacioneve për këto marrëveshje.Të pranishëm në këtë takim me gratë biznesmene të Shkodrës ishin edhe përfaqësues nga Gjermania si dhe shoqata kombëtare e grave.

Artikulli paraprakGJYLBEGAJ: TREGTARËT AMBULANT T’I DREJTOHEN BASHKISË
Artikulli tjetërARDHJA E SHTATORIT “ÇLIRON” MURIQANIN