Kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjitha gratë që janë me leje lindje, do të marrin bonusin që i takon, si pjesë e paketës ekonomike nga buxheti i luftës. Teksa i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, Rama tha se do ‘tu përgjigjet të gjithave.
Mes të tjerash Rama iu përgjigj dhe pyetjes në lidhje me pagat për bizneset, ai tha se po vijon puna nga Drejtoria e Tatimeve. Po ashtu Rama u ndal dhe tek një problem tjetër që shqetëson qytetarët, që është falsifikimi i pasaportave dhe mjeteve të identifikimit.
“Mirëmbrëma, siç ju thashë do ishte mirë të bënim një bashkëbisedim duke u nisur nga pyetjet dhe shqetësimet tuaja. Po lexoj pyetjen e parë; Po ata që janë me leje lindje, pse përjashtohen nga bonuset? Nuk përjashtohet asnjë nga bonuset, për ata që janë me leje lindje. Vazhdon përditë miratimi dhe lëvrimi i fondeve. Do të vijojë brenda javës (paga e luftës). Afatet e kaluara për shkak të bllokimeve të ndodhura, nuk janë afate të shkelura prej jush. Nuk do të paralizoheni ju. Sa herë do ta përsëris? Është thënë e stërthënë (për pasaportat). Ju thjesht duhet të ngrini çdo shqetësim tek faqja online e drejtorisë së Tatimeve. Ju jeni në kategorinë e bizneseve të vogla, që jo se keni dashur të mos punoni.”, tha Rama.
Një tjetër pyetje ishte nga një invalid, i cili ishte i shqetësuar për komisionin për të rinovuar sërish kempin. Rama tha se nuk do të penalizohet askush që kalon afatin, për shkak të kësaj situate.
“Këto janë afate të cilat nuk do të respektohen. Jo sepse nuk duam ne, por sepse kushtet janë të tilla, që afatet e tejkaluara, nuk do të konsiderohen të shkelura. Kur të normalizohet situata, ju do të bëni procedurën për dalje në komision. Do të merrni kempin deri ju të keni mundësi që të nisni procedurat.”, theksoi ai.
Kryeministri u shpreh qartë se kush ka punuar në hotele dhe restorante që janë mbyllur, do të paguhen si pjesë e biznesit të vogël, nga paketa ekonomike.
“Kush ka punuar në hotele e restorante dhe janë mbyllur, hynë në atë kategori që do të pagune nga ne. Paketa e parë, biznes i vogël, nëse je i regjistruar, do të paguhesh. Nëse je punonjës në biznes të madh, i takon zgjerimit të paketës.”, tha Rama.