Partia Socialiste e Shkodrës, ka hapur dyert këtë të shtunë për të zgjedhur drejtuesen e re të Forumit të Gruas.
780 anëtarë janë thirrur të jenë pjesë e këtij procesi e cila pritet të përmbyllet gjatë kësaj të shtune. Kryetarja e Komisionit të Votimit, Ermira Ymeraj, u shpreh se procesi ka shkuar normalisht dhe deri rreth orës 12:00 kanë marrë pjesë më shumë se 50 % e anëtareve. E pyetur në lidhje me parregullsi ne lista, Ymeraj është shprehur se nuk ka pasur asnjë rast të evidentuar. Donika Ndoja dhe Julia Dekovi, janë emrat të cilat janë propozuar për anëtarësinë për të zgjedhur si kryetare të Forumit të Gruas në selinë rozë, ndërkohe që ky proces ndryshe nga proceset e tjera zgjedhor nuk është ndjekur nga të deleguarit nga qëndra