Gregor Pemaj, kryetar I fshatit Obot në njësinë administrative Ana e Malit prej 5 mandatesh pretendon se e kanë shkarkuar nga detyra pa asnjë njoftim zyrtar. Pemaj tregon se lajmin e ka marrë vetëm 5 ditë më parë kur shkoi të tërhiqte pagën modeste si kryetar fshatit, ndërsa I është bërë me dije se I ishte ndërprerë prej 2 muajsh.

Pemaj tregon se zotëron ende vulën që I është dorëzuar kur mori detyrën, ndërsa I druhet faktit se për çdo problem në fshat, përgjegjësia mund të bjerë mbi të edhe pse zyrtarisht nuk e mban postin e kryetarit të fshatit.

Gregor Pemaj shton se në rastin e parë kur shkarkimi nga puna t’I lajmërohet në rrugë zyrtare do ta çojë çështjen në gjykatë.

Ky nuk është rasti I vetëm që kryetarët e fshatrave janë shkarkuar nga puna pa lajmërim zyrtar. Nisur nga pretendimet e kryetarit të fshatit Obot, Star Plus iu drejtua bashkisë Shkodër për informacion, por nuk mori asnjë reagim publik për të sqaruar akuzat e ngitura nga ish- kryetari I fshatit Gregor Pemaj.

Artikulli paraprakPLAGOSET 30 VJEÇARI NDUE PREKA: NUK E DI KUSH QËLLOI
Artikulli tjetërPANAIRI “JAVA E ARTIZANATIT NË SHKODËR”