Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ampelokipi të shtetit fqinj, ku 39 vjeçari shqiptar Kastriot Cenko ka vrarë me çekiç gruan e tij Alba Cenko dhe ka fshehur trupin e saj për një javë në papafingon e shtëpisë.
Sipas mediave greke, krimi ka ndodhur brenda shtëpisë së çiftit, më 29 nëntor 2024, teksa fëmijët ishin duke fjetur. 39- vjeçari pretendon se gruaja e tradhëtonte me shokun e tij.
Gjithçka ka ndodhur kur ajo, sipas pretendimeve të tij, ka marrë një telefonatë nga një mik i tij dhe ka hyrë në banjë për të folur. Burri dëgjoi thirrjen, u zemërua dhe vendosi ta vriste.
Ai ka marrë një çekiç dhe e ka goditur në kokë duke e bërë gruan të humbasë ndjenjat dhe të rrëzohet përtokë. Më pas autori e ka mbytur me duar. Pas kësaj ai dyshohet se e ka mbështjellë trupin e pajetë me çarçaf dhe e ka fshehur trupin e saj në dhomën e tyre.
Ndërsa, në mëngjes fëmijët u zgjuan, u bënë gati për shkollë dhe kur pyetën se ku ishte nëna e tyre, burri u tha se kishte shkuar në punë. Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij.
Autori vendosi të thërriste autoritetet dhe të rrëfente krimin pak pas orës 18.00 të pasdites së sotme, 5 dhjetor 2024
Kur efektivët e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje kanë ndjerë që në momentin e parë një erë të keqe që vinte nga qeset e zeza që ndodheshin në papafingo të shtëpisë. Në fakt, autori e kishte mbështjellë trupin me qese plastikë.