Greqi, arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë, u kapën me 23 kg kanabis Policia greke ka zhvilluar një operacion antidroge në qytetin e Selanikut, i cili është finalizuar me arrestimin e dy shqiptarëve.
Autoritetet greke kanë vënë në pranga dy të rinjtë e moshës 26 vjeç dhe 38 vjeç. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta “Protothema.gr”, ku sipas së cilës dy shqiptarët janë kapur me 23 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Hetimet tregojnë se droga vinte nga Shqipëria dhe ishte e destinuar për tregun e Selanikut. Shqiptarëve gjithashtu u janë sekuestruar rreth 3 mijë euro, automjeti me të cilin lëviznin dhe 9 aparate celularë. Gjithashtu, hetimet vazhdojnë për të gjetur bashkëpunëtorë të tjerë të shqiptarëve në aktivitetin e paligjshëm.