Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar të shtunën në zona të ndryshme të Follorinë.

I pari, një i ri me moshë 23 vjeç, u arrestua në vendin e quajtur Kato Klinon, në afërsi të kufirit me Maqedoninë.

Ai kishte me vete një pistoletë dhe krehrin me një fishek, që iu sekuestruan. Në një operacion tjetër, në afërsi të pikës së kalimi kufitar të Kapshticës, u arrestua një shtetas shqiptar që akuzohet për import, transport dhe posedim lëndësh narkotike.

29 vjeçari u diktua pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin e gjelbër, bashkë me dy të tjerë, duke mbajtur secili nga një çantë.

Në momentin që patrulla e policisë tentoi t’i ndalonte, ata ia dhanë vrapit, por 29 vjeçari u zbulua pak më vonë dhe iu vunë prangat, ndërsa dy të tjerët u larguan në drejtim të territorit shqiptar.

Në të tre çantat ndodhej një sasi prej 14,5 kilogramë kanabis, e ambalazhuar në 7 paketa.

Artikulli paraprakTRUMP RIKONFIRMON SE NUK KA PATUR LIDHJE ME RUSINË
Artikulli tjetërDREJT ZGJEDHJES NGRITJA E KLP-SË