Autobusi i një kompanie greke, i linjës Volos-Tiranë, është djegur tërësisht këtë të shtunë.
Mwsohet se autobusi është përfshirë nga zjarri në vendin e quajtur Sarandaporu, në aksin Kozanë-Larisa. Nga informacionet e fundit rezulton se 15 personat që ndodheshin në autobus mundën të dilnin pa marrë asnjë lëndim. Për momentin, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit. Sipas autoriteteve greke, mjeti ishte i markës “Setra 315”, me targa helene, i kompanisë lokale “Ktel”. Nga zjarri janë dëmtuar bagazhet e udhëtarëve, por kompania ka deklaruar se do t’i dëmshpërblejë të dënuarit sipas ligjeve në fuqi. Ndërkohë, udhëtarët janë dërguar në destinacion me autobusë të firmave të tjera që po kalonin në zonë.