Dy shqiptarë u kapën në Kostur të Greqisë, duke mbledhur bimë medicinale. Siç raportojnë mediat në shtetin fqinjë, shqiptarët të moshës 40 dhe 51 vjeç kishin hyrë ilegalisht në shtetin helen për të mbledhur bimë.

Ata u kapen në shpatet e malit Gramoz në territorin grek, me një sasi prej 28 kg bimë aromatike dhe terapeutike.

Shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në prokurori e Kosturit me akuzën e shkeljes së ligjit të pyjeve dhe hyrjes ilegale në vend.

Artikulli paraprakGJENDET DIAMANTI I DYTË MË I MADH NË BOTË
Artikulli tjetërHAHN: T’I HAPEN NEGOCIATAT SHQIPËRISË, BE TË EKSPORTOJË STABILITET