Qindra emigrantë sirianë në ishullin grek të Kosit filluan të hipnin të dielën e 16 gushtit në një anije pasagjerësh, e cila pritet t’i strehojë ata për gjatë kohës së marrjes së dokumenteve provizore, me synimin për të lehtësuar sadopak kushtet kaotike në ishull.

Zyrtarët grekë kanë vonuar ngjitjen e tyre në molin e Kosit për më shumë se një ditë, për shkak se kanë punuar mbi planet sesi të shmanget parregullsia mes emigrantëve gjithnjë e më të paduruar dhe të dëshpëruar, të cilët mbërritën në ishull me varka të papërshtatshme për lundrim nga Turqia fqinje. Anija, e vendosur në shërbim të tyre prej qeverisë greke, pritet të akomodojë rreth 2500 sirianë në kabinat e saj, ku ka edhe një zonë të caktuar për procedimin e mëtejshëm me dokumentet e tyre. Kjo për shkak se, duke qenë se sirianët u largohen vendit të tyre prej luftës. Rreth 250 mijë emigrantë kanë kaluar përmes Mesdheut për në Europë gjatë këtij viti, sipas shifrave të Organizatës Ndërkombëtarë për Migracionin MAQEDONI, EMIGRANTËT PËRLESHEN PËR TRENIN E EUROPËS E përditshmja britanike “Daily Mail” online sjell në vëmëndjen e lexuesve dramën e emigrantëve në Maqedoni që çdo natë e ditë pushtojnë trenat që udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Janë me dhjetra e qindra që presin me orë e ditë në binarët e stacioneve hekurudhore në kufi të Maqedonisë, mes papastërtisë, plehrave e dhunës, mbërritjen e trenave që do të mund ti çojnë në një vend të Europës, në kërkim të shpresës për një jetë më mirë. Gra, fëmijë, burra me mijëra mbushin platformat e stacioneve hekurudhore me shpresën se në trenin e ardhshëm do të mundin të hipin. Shokues është imazhi i një djaloshi të gjakosur me plagë djegieje nga masa elektrike në binarët e stacionit Gevgelija në kufi me Serbinë e mjaft prekëse skena e një emigranti nën një krizë epileptike, ndërsa miqtë përpiqen ta qetësojnë duke i freskuar kokën me ujë. Maqedonia është një vend kryesor tranzit i Ballkanit për të gjithë emigrantët që vijnë nga Afrika e Lindja e Mesme duke kaluar përmes Greqisë, Turqisë e Bullgarisë për të mbërritur më pas në vendet më të zhvilluara të Europës.

Artikulli paraprakMONSINJOR MASSAFRA: BURRAT E ALKOLIZUAR DHUNOJNË GRATË
Artikulli tjetër“LE MONDE”, KALAIS, PERANDORIA E TRAFIKANTËVE