Është gjetur një kafkë njeriu në Preveza të Greqisë. Një punëtor pastrimi ëhstë përballur me një skenë makabër pranë një zone industriale në Prevezë, Greqi.

Teksa ai po merrej me pastrimin e një kanali, kazma e tij është ndeshur me një kafkë njeriu.

Menjëherë është njoftuar policia, e cila ka filluar hetimet për rastin, ndërsa kafka është dërguar në një laborator në Athinë. Dyshimet e para janë se kafka e gjetur mund t`i përkasi 26 vjecarit shqiptar Bledar Terpollari.

Për këtë vrasje janë dënuar në Greqi 2 shqiptarë. Në vendimin e Gjykatës thuhej qe vrasja ndodhi per shkak te prishjes se pazareve te trafikut te drogës. Viktima i kishte borxh vrasësve 20 mije euro te fituara nga shitja e drogës ne Greqi.

Bledar Terpollari nga Backa e Skraparit u vra në kufirin shqiptaro-grek ne Gliki, Igumenicë. Ai është varrosur pa kokë, pasi ajo nuk u gjet kurrë.

Artikulli paraprakKOSOVA NGEC NDAJ ISHUJVE FAROE, NUK MJAFTON SUPERGOLI I RASHICËS
Artikulli tjetër“HETIMET”, XHISIELA TËRHOQI PADINË NË PRANI TË DJALIT TË DEPUTETIT