Një vit më parë, Greqia u përballë me një nga zjarret më shkatërrues që janë parë ndonjëherë në epokën bashkëkohore. Nga flakët gjetën vdekjen 103 njerëz dhe gati 200 të tjerë u dërguan në spital me plagë.

Ishte 23 korrik i vitit 2018 kur qyteti Mati, afër Athinës, për disa orë do të shkrumbohej nga zjarri. Të vdekurit mbushën rrugët. Shumë shtëpi dhe makina u dogjën. Mjaftë turistë dhe banorë të tmerruar gjetën si rrugë shpëtimi detin.

Për shumë të mbijetuar, çmimi i mbijetesës është shumë i lartë.

“Ndërsa po largohesha, pashë se duart e mia po digjeshin. Në rrugë preka trupa të vdekur. Rruga ishte e gjitha në flakë”- thotë njëri prej banorëve.

Shumë të mbijetuar mbetën në det për orë të tëra para se të shpëtoheshin nga peshkatarët. Të tjerë, u plagosën rëndë për të shpëtuar njerëzit në nevojë.

Shumë polemika kanë shpërthyer pasi zjarret u shuan. Disa akuzojnë se shteti nuk kishte një plan evakuimi dhe i braktisi.

Në Mati u organizua një fond grumbullues për të ndihmuar banorët. Një ekip specialistësh zviceranë erdhi në Atikë për të mbështetur mjekët dhe psikologët grekë.

“Në fillim, trupi ynë kërkon të mbijetojë, pastaj vijnë problemet emocionale dhe tronditjet që lidhen me përvojën traumatike” – shpjegon një psikolog.

Makthi nuk kalon brenda një dite, por ai kërkon muaj angazhimesh, ndërsa viktimat kërkojnë vetëm që shteti ti ndihmojë ata, siç edhe ka premtuar.

Rreth banorëve të Mati, gjithçka ka mbetur ashtu siç ishte një vit më parë, asgjë nuk është rindërtuar.

Artikulli paraprakZBARDHET AXHENDA E ASAMBLESË SË PS-SË/ SOCIALISTËT GATI PËR ZGJEDHJE TË BRENDSHME
Artikulli tjetërQEVERIA I KALOI KOPSHTIN BOTANIK BASHKISË, SHKENCAT E NATYRËS: VENDIM ARBITRAR, TË ANULOHET, CENOHET AUTONOMIA