Një fermer grek në kampin e Idomenit ka shkatërruar tendat që refugjatët ngritën në tokën e tij.

Duke pranuar se duhej të përgatiste tokën për bagëtitë e tij, Lazaros Oulis lëroi tokën teksa dhjetra emigrantë qëndronin duke parë. Video tregon momentin se si ai hedh tendat e tyre me traktor, derisa ndalohet nga policia. “Duhet të lëroj fushën time. Jo fushën e dikut tjetër, timen!! Kam një biznes me 70-80 viça, dua të prodhoj ushqim për ta sepse financiarisht nuk mund ta përballoj më”- shprehet ai për Daily Mail. “Nuk kam asnjë problem me familjet e refugjatëve, aspak. Unë mund të kisha qënë në vendin e tyre. Por kam gjithashtu detyrime”- shton Oulis. Megjithëse shumë emigrantë u prekën nga incidenti, disa treguan mirëkuptim për situatën. “Ai ka të drejtë sepse është toka e tij. Ne nuk e dimë se çfarë do të bëjmë,ky nuk është vendi jonë. Kjo nuk është toka jonë,”- thotë 32 vjeçari nga Siria, Reshal Hamdo. Pavarësisht mbylljes së kufirit Greko-Maqedonas, 11 njerëz strehoen në Idomenit, dikur një kamp tranzit.

Artikulli paraprakFunny Horoscope – 02.04.2016
Artikulli tjetërPERKUJTOHET 25 VJETORI I NGJARJEVE TE 2 PRILLIT NE SHKODER