Policia greke ka shkatërruar një organizatë kriminale që merrej me trafikun e marijuanës dhe kokainës.

Operacioni është zhvilluar në Janinë dhe Athinë, duke vënë në pranga 9 shqiptarë të moshës 26-45 vjeç dhe një shtetas grek 36 vjeç. Autoritetetet Helene kanë shpallur në kërkim kreun e kësaj organizate, që është një 41-vjeçar shqiptar, aktualisht banues në Shqipëri. Po ashtu i komunikohet akuza dhe një 29-vjeçari shqiptar, i arrestuar me 28.11.2016 me 133 kg marijuane ne Athine. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

173 kg 349 gram marijuane

277 gram kokaine

77.655 euro

435 dollare

5 makina

1 taxi

4 peshore

65 fisheke

1 shkop metalik

43 celulare

Për rastin në fjalë po hetohen edhe 113 raste të trafikimit dhe shpërndarjes së drogës që dyshohet të jenë kryer nga kjo organizatë në Greqi.

Artikulli paraprakTONIGHT – 20.12.2016
Artikulli tjetërDRURËT, BUSHATI: DREJTORIA RAJONALE NUK PËRCAKTON ZONAT