Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter ka shkundur pasditen e sotme (21 Dhjetor) Greqinë. Epiqendra u raportua se ishte në zonën e Thermos, në Etoloakarnanisë të Patras. Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhet afërsisht 5 kilometra në veriperëndim të Thermos, ndërsa thellësia fokale është afërsisht 18 kilometra. Tërmeti, i cili ndodhi pak para orës 18:30 me orën greke (17:30 me atë shqiptare), është ndjerë në shumë zona të Aitoloakarnanisë, Akaisë dhe Fokidës.
“Ky është sistemi i prishjeve Trichonida. Kjo zonë ka një histori tërmetesh me magnitudë 4,5 deri në 5 ballë. Nuk është e pazakontë për zonën”, thotë për median greke Athanasios Ganas , drejtor i kërkimeve në Institutin Gjeodinamik .
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 38 km në veriperëndim të Patrës. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar.