135 kg drogë është sekuestruar sot në cilësinë e provës materiale, e për këtë sasi lënde narkotike në pranga është vënë poseduesi i saj, një shqiptar 36 vjeçar.
Ky shtetas, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për shkaqe hetimi, transportonte gurë në furgonin e tij, por në të i është gjetur edhe marijuanë. Furgoni në të cilën udhëtonte është kontrolluar 32 km larg Doganës së Kakavijës. Droga ndodhej në kabinën e shoferit, e ndarë në 121 pako.