Tre shqiptarë të arrestuar për vjedhje në Greqi, janë arratisur nga komisariati duke u hedhur nga dritarja. Ata kanë shkulur hekurat e dritares dhe më pas janë hedhur nga një lartësi prej 10 metra.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin e policisë së Argirupolis në Athinë. Edhe pse policia greke është vënë në ndjekje të tyre, shqiptarët e arratisur nuk janë kapur.

Mësohet se policia greke ka ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për gjetjen dhe kapjen e tyre

Artikulli paraprakSHIFRAT/RRETH 157 MIJË SHQIPTARË KANË KËRKUAR AZIL NË BE NGA VITI 2013, RENDITEN PAS SHTETEVE TË LUFTËS
Artikulli tjetërREPERI I FAMSHËM QËLLOHET PËR VDEKJE