Populli i Greqisë ka rikonfirmuar edhe njëherë fitoren SYRIZA-s të Aleksis Tsipras, duke e renditur si forcën e parë politike në vend, të ndjekur nga Demokracia e Re. Tsipras tha se partia e tij ka një mandat të qartë pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme.
Por, ai shtoi se Greqia do të përballet me një rrugë të vështirë të rimëkëmbjes nga kriza financiare. Syriza fitoi me 35 %, një rezultat më i ulët se rezultati në zgjedhjet e kaluara, ndërsa partia e Tsipras nuk mund të qeverisë dot e vetme pasi merr vetëm 145 nga 300 deputetët e parlamentit dhe pёr njё shumicё absolute janë tё nevojshme 151 mandate. Syriza do të formojë koalicion me grekët e pavarur. I gatshëm për koalicion është shprehur dhe lideri i partisë së djathtë e cila në këto zgjedhje merr 10 vende në parlament. Partia konservative, Demokracia e Re, partia e dytë në vend ka marrë 28% të votave dhe do t’i takojnë 75 ulëse në parlament. Dalja në zgjedhje ka qenë 55%, e cila krahasuar me zgjedhjet e kaluara konsiderohet të jetë e ulët. Neonazistët e Agimit të Artë konfirmohen forca e tretë politike me 7% të votave kundrejt 6. 3 % që fitoi në zgjedhjet e janarit. Të përkthyera në mandate në Parlament, Agimi i Artë merr 20 deputetë. Më pas vjen PASOK 6.39%, me 17 mandate, Partia Komuniste me 5.46%, ose 15 mandate dhe Grekët e Pavarur 3.65%, me 10 mandate.