Roja bredgetare greke bllokoi rreth 1,2 ton marijuanë dhe arrestoi dy persona në një zonë bregdetare në Peloponez. Sipas informacioneve të para, operacioni në shkallë të gjerë, në tokë dhe në det, përfundoi me bllokimin e një skafi, që sipas mediave greke erdhi nga Shqipëria dy ditë më parë dhe me arrestimin e dy personave.

Lënda narkotike u shkarkua në një zonë shkëmbore afër zonës së Gythios, ndërsa oficerët grekë të antidrogës arritën të lokalizonin dhe arrestonin dy drejtuesit e skafit, thanë burimet policore greke.

Sipas mediave greke sasi të mëdha droge të transportuara me motoskafë të shpejtë janë gjetur edhe më parë në brigjet e Lakonias, në Peloponez me qëllimin për t’u transportuar në zona te ndryshme në Greqi, Libi apo vende të tjera.

Greqia është destinacioni i dytë pas Italisë i sasive të mëdha të marijuanës që kultivohet në Shqipëri. Trafikantët përdorin brezin e kufirit të gjelbër për të kaluar drogën nga kufir shqiptar drejt zonave kufitare greke.

Më pas lënda narkotike ngarkohet në mjete të tjera, përfshirë edhe mjetet e shpejta të lundrimit, për t`u transferuar në ishujt geekë apo në thellësi të tërritorit.

Kultivimi i marijuanës edhe këtë vit është shfaqur në shumë zona në Shqipëri ku raportohen nga policia raste arrestimesh dhe asgjësimi të vatrave të mbjella me bimë narkotike./VOA

Artikulli paraprakBASHA I PËRGJIGJET SËRISH RAMËS: PO FSHIHESH SI STRUCI PAS NJË LAPSUSI, ËSHTË TRAGJIKE DHE ME PASOJA TË KESH NJË KRYEMINISTËR TË TILLË!
Artikulli tjetërCAKAJ NGA MALTA TELEFONON MINISTREN E JASHTME SPANJOLLE: JA PËR ÇFARË BISEDUAM, SË SHPEJTI…