DEPUTETËT NUK ARRITËN TË ZGJIDHNIN PRESIDENTIN E RI TË VENDIT.Greqia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Deputetët nuk arritën të zgjidhnin presidentin e ri të vendit, edhe në raundin e tretë të votimit, pas nuk u siguruan 180 votat e nevojshme.

Kandidatura e Stavros Dimas u mbështet nga 168 deputetë, ndërsa abstenuan 132. Sipas kushtetutës, presidenti i republikës, Karolos Papulias do të vazhdojë të ushtrojë mandatin deri në zëvendësimin e tij, ndërsa qeveria është e ndetyruar që të shpallë nëpërmjet Presidentit të Republikës dhe brenda dhjetë ditëve, pëfundimin e punimeve të Parlamentit, me qëllim që të mbahen zgjedhjet dhe presidenti të zgjidhet nga përbërja e re e parlamentit.Sondazhet e fundit tregojnë se koalicioni qeverisës, edhe pse e ka ngushtuar diferencën, ndodhet nga 2.5 deri në 3.3 pikë larg opozitarëve të “Syriza”-s, që kërkojnë të rinegociojnë paketën e ndihmës, duke anuluar shumë prej masave shtrënguese për popullin.

Artikulli paraprakDAÇIÇ: PËR KOSOVËN DUHET LËSHUAR
Artikulli tjetërDafina ne 2015 me surpriza