Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë ditën e sotme. Sipas autoriteteve greke tërmeti ndodhi në zonën detare në juglindje të Zakros dhe kishte një magnitudë 4.1 ballë.

Sipas Gerasimos Chouliaras , drejtor i kërkimit në Institutin Gjeodinamik, ky është një zhvillim pozitiv pasi është tërmeti i dytë me magnitudë 4.1 Rihter pas 6.3 Rihter, i cili është një shenjë e mirë e lehtësimit të tërmetit të fuqishëm të disa ditëve më parë.

Në të njëjtën kohë, drejtori i kërkimit të Gjeodinamikës thotë se sekuenca e tërmetit tregon se vazhdon normalisht procesi i tërmeteve në rënie.

Zoti Chouliaras përfundon duke thënë se çdo ditë që kalon ne kemi një reduktim të rrezikut në sekuencat pas tërmetit dhe me durim dhe qetësi do ta kapërcejmë edhe këtë.

Artikulli paraprakPËRMIRËSOHET NDJESHËM SITUATA E COVID-19 NË KOSOVË JA SA RASTE TË REJA REGJISTROHEN NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetër‘OPEN BALKAN’ DHE 4 LIRITË E MËDHA TË LËVIZJES, MEMORANDUMI I BASHKËPUNIMIT RAMA-VUÇIÇ-ZAEV PUBLIKOHET NË FLETOREN ZYRTARE!