Nesër në Greqi do të zhvillohet një tjetër grevë, pjesë e të cilës do të bëhen edhe punonjësit e doganave duke bërë që gjatë së mërkurës për 24 orë, të pezullohen kalimet e automjeteve në pikat kufitare drejt vendit fqinj.

Drejtoria Rajonale e Kufirit njofton se greva do të zhvillohet duke filluar nga ora 07:00 ditë e mërkurë, datë 30.05.2018, deri në orën 07:00 datë 31.05.2018.

Kështu pikat e Kakavijës, Kapshticës dhe Tre Urat Përmet do të jenë të hapura vetëm për këmbësorët, ndërsa kalimi i të gjitha mjeteve motorike do të jetë i bllokuar.

Artikulli paraprakDEBATE PËR XHAFAJN E TAHIRIN, PD-LSI BRAKTISIN ‘EKONOMINË’, JA DEPUTETI QË ‘TRADHTON’ OPOZITËN
Artikulli tjetërRUÇI: KUVENDI I VENDOSUR PËR REFORMËN ZGJEDHORE