Greqia po përballet me disa vatra zjarri. Raportohet se puna e zjarrfikësve ka qenë tepër e vështirë gjatë natës. Forcat e saj tokësore u përballen me frontet kritike të zjarrit. Beteja e forcave zjarrfikëse vazhdon në zjarrin që ra mëngjesin e së hënës në zonën e Portes Antimachia në Kos, ndërkohë raportohet për 6 të plagosur. Forcat e Zjarrfikësve janë forcuar më tej dhe në vendngjarje po operojnë 102 zjarrfikës me 13 automjete dhe 7 grupe të njësive këmbësore. Zjarri, sipas kosnews24.gr, shtrihet nga zona e gurores së vjetër deri në Kardamenë drejtpërsëdrejti përballë kalasë së Antimakisë, ndërsa flakët janë në rrethinën e banesave.

Policia njoftoi banorët dhe vizitorët e Kardamenës që të largohen nga zona dhe të drejtohen në drejtim të Antimakisë, pasi zjarri është afër fshatit. Kryetari i komunës së Kos, Theodosis Nikitaras, në postimin e tij në Facebook ka apeluar për ndihmë nga grupet vullnetare për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit i cili vazhdon që prej mesditës së të hënës.

Dy fronte janë duke u zhvilluar në Kios, një në zonën Koukoudotsumbos dhe tjetri në jug të Sidirounda, sipas politischios.gr. Pesë zjarrfikës dhe një zjarrfikës vullnetar në pension pësuan lëndime të lehta dhe u dërguan në spital për ndihmën e parë.

Në të njëjtën kohë, autoritetet proceduan në arrestimin e një shtetasi, si përgjegjës për shkaktimin e zjarrit në një zonë agro-pyjore në Lampi të Bashkësisë Lokale Sidiroundas në Kios dhe i është vënë një gjobë administrative prej 8,859,375 euro. Burri është ndaluar dhe nesër do të sillet në Prokurorinë Publike të Kios.

Artikulli paraprakPRITEN RESHJE SHIU, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërLEZHË, 22-VJEÇARI BIE NGA LARTËSIA, DËRGOHET NË SPITALIN E TRAUMËS NË TIRANË