Zgjedhjet parlamentare në Greqi treguan se harta mund të pikturohej. Partia e Kyriakos Mitsotakis ka marrë një përqindje historike në këto zgjedhje duke marrë edhe “kështjellat” që ishin të destinuara të binin.

Në këto zgjedhje ranë të gjitha kështjellat historike, si ajo e Kretës që nga viti 1974… po rezistonte, me përjashtim të njërës, asaj të Rodopit – që mbahet nga SYRIZA.

Partia Demokracia e Re renditet e para në zgjedhjet parlamentare në Greqi me rreth 41 për qind të votave. Partia e majtë Syriza rreth 20 për qind , kurse partia social-demokrate Pasok doli në vendin e tretë me 12 përqind të mirë. Pragun prej tre për qind e kaluan edhe komunistët që fituan më shumë se gjashtë për qind të votave si dhe partia populiste e djathtë Elliniki Lysi që fitoi mbi katër për qind.

Sidoqoftë, edhe në Greqi nuk u shmang fenomeni i shitblerjes së votës.

Pak orë para nisjes së procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare në Greqi, pesë persona janë arrestuar në policia pasi u kapën duke blerë vota në fshatin Sovadhes të Kardhicës në Greqinë kontinentale.

Mediat grekë bënë me dije se pesë të arrestuarit i përkasin komunitetit rom dhe u kapën në flagrancë me 197 karta identiteti dhe 114 zarfe me fletën e votimit për një kandidat të caktuar.

Brenda çantës ku mbanin zarfet, është gjetur shuma prej 6060 eurosh.

Artikulli paraprakNIS SOT STËRVITJA USHTARAKE ‘DEFENDER EUROPE 2023’, 24 MIJË TRUPA NGA SHBA E PARTNERËT ‘ZBARKOJNË’ NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërSOT SEANCA E RADHËS GJYQËSORE NDAJ THAÇIT, VESELIT, KRASNIQIT DHE SELIMIT NË HAGË