Greqia është duke u përballur me infeksione të frymëmarrjes dhe mungesë të barnave. Mediat greke raportojnë se Shoqata e Mjekësore e Athinës u ka bërë thirrje pacientëve të tregojnë kujdes pas përkeqësimit të mëtejshëm të infeksioneve respiratorë.
Përpos rasteve të infektimeve, Greqia po përballet dhe më një mungesë të barnave të vërejtura në treg. Zyrtarët janë shprehur optimist mbi situatën duke u shprehur se cështja do të normalizohet ë javët e ardhshëm dhe se industria farmaceutike greke ka rezervuar lëndët e para për të siguruar përshtatshmërinë e tregut. Profesori dhe anëtari i Komitetit Kombëtar të Imunizimit, Giorgos Chroussos ka theksuar se fëmijët dhe të moshuarit janë më të rrezikuar për t’u infektuar për shkak se kanë imunitet të dobët.
Për sa i përket vaksinës së gripit, është e detyrueshme për fëmijët deri në një vjeç dhe për ata që nuk e kanë bërë në mënyrë që të forcojnë imunitetin.