Greqia nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Një tjetër tërmet është regjistruar në Kretë, me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter.

Sipas mediave greke epiqendra e tërmetit ka qenë në det në pjesën jugore të ishullit në një thellësi prej 75 kilometra nën tokë.

Kujtojmë se këtë verë Greqia ka qenë në qendër të lëkundjeve sizmike, pasi në vend janë regjistruar disa tërmete me pasoja të mëdha materiale, ndërsa ky i fundit fatmirësisht nuk ka shënuar dëme.

Artikulli paraprakMETA APEL POLITIKËS: GJITHÇKA U PËRKEQËSUA NË INTERES TË LUFTËS PËR PUSHTET
Artikulli tjetërEURONEWS: ËNDRRAT PËR TË HYRË NË BE MUND TË ZBEHEN PËR SHQIPËRINË