Greqia ka përshëndetur marrëveshjen Beograd-Prishtinë për lëvizjen e lirë.
Ministria e Punëve të Jashtme shprehet me besimin se marrëveshja do të jetë fillimi për zgjidhjen e çështjeve të tjera që ende nuk kanë marrë përgjigje.
“Shpresojmë se ky do të jetë fillimi i forcimit të dialogut të ndershëm dhe zgjidhjes së çështjeve të tjera të pazgjidhura që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim punën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian “Miroslav Lajčák” për dialogun Beograd-Prishtinë. Greqia vazhdon të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ministrisë.