Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, ka folur për vaksinimin e fëmijëve, mbi 12 vjeç. Ai tha për mediet greke se “do të diskutohet vaksinimi për fëmijët nga mosha 12 vjeç e lart”.

“Pasi të miratohet nga Agjencia Evropiane e Barnave, kjo do t’i japë shtysë të re vaksinimit,” u tha ai gazetarëve.

“Së shpejti do të arrijmë kuotat e dëshiruara të imunizimit masiv,” tha ai.

Lidhur me shkallën e vaksinimeve në Greqi, ai shprehu kënaqësinë e tij dhe vuri në dukje se “është pozitive që po aprovohen më shumë se një lloj vaksine”.

“Në Greqi, qytetarët janë të kënaqur me procesin e vaksinimit,” theksoi ai.

“Vaksina po pranohet nga shumë qytetarë dhe kjo do të thotë shumë për aftësitë e shtetit.”

Në shtetin helen deri dje janë vaksinuar me të dyja dozat rreth 5.107.830 persona dhe 3.357.696 qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Artikulli paraprakMAQEDONIA E VERIUT HEQ KARANTINËN PËR TË ARDHURIT NGA AFRIKA, MBYLLEN NJË PJESË E QENDRAVE COVID
Artikulli tjetërRAMA: AMBICIA JONË, NJË SEZON VEROR MË I LEHTËSUAR SE VITIN E KALUAR