KËRKOHËT ZGJERIMI NË KOHË I AFATIT PËR SHLYERJEN E PAGESAVE. Aleksis Tsipras do të pranojë të gjitha kushtet e kreditorëve për shpëtim, që iu vunë në tryezë këtë fundjavë me vetëm disa ndryshime të vogla, sipas një letre që kryeministri grek dërgoi mbrëmjen e djeshme më 30 qershor e që u morr nga Financial Times. Letra dy-faqëshe,  që i drejtohet krerëve të Komisionit Europian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qëndrore Europiane, shtjellon kërkesën surprizë të së martës për një zgjerim në kohë të afatit tashmë të skaduar për pagesën, shkruan Peter Spiegel.

Edhe pse skadimi i afatatit në mesnatën e së martës më 30 qershor do të thotë që zgjerimi i afatit nuk është më i mundur, letra e Tsiprasit mund të shërbejë si mënyrë shpëtimi për ditët në vijim. Letra e Tsiprasit thotë seAthina do të pranojë të gjitha reformat e sistemit të taksave në vendin e tij me një ndryshim : një zbritje me 30% për ishujt grekë, shumë prej të cilëve janë në rajonet e largëta ku furnizimi është një proçes i vështirë. Lidhur më çështjen e reformës së pensioneve, Tsipras kërkon që përpjekjet për për shtyrjen e moshës së pensionit deri në 67 vjeç në vitin 2022, të fillojnë në muajin tetor dhe jo menjëherë. “Republika Greke është gati të pranojë marrëveshjet me kreditorët por me disa ndryshime, shtesa dhe sqarime, si pjesë e zgjatje së afatit të skadimit të pagesës,” shkruajti në fillim të letrës Tsipras.

Artikulli paraprakNOVI PAZAR – ULQIN, MERR FLAKË AUTOBUSI
Artikulli tjetërGILMAN LIKA LARGOHET PËRFUNDIMISHT NGA VLLAZNIA