Një sërë tërmetesh kanë përfshirë sërish veriun e Greqinë e veriut. Tre tërmet janë ndjerë gjatë orëve të para të mëngjesit në shtetin helen.

I pari që rezulton edhe më i forti prej tyre ka qenë me magnitudë 4.7 ballë, pranë qytetit Kilkiz, 41 km në veriperëndim te Selanikut. Sipas Qendrës Sizmologjike të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut, epiqendra e tij ka qenë në një thellësi prej 10 km ndaj është ndjerë shumë në të dy qytetet, në të gjithë zonën e Pellës, por edhe në një rreze mjaft të gjerë. Pas tij janë ndjerë edhe dy tërmet më të lehtë, sipas specialistëve bëhet fjalë për vazhdimin e fenomenit, pasi edhe disa ditë më parë në të njëjtën zonë ka pasur lëkundje të fuqishme tërmeti, më e madhja me magnitudë 4.4 ballë të shkalles Rihter. Deri në orët e para e mëngjesit nuk ka pasur informacione për dëme në njerëz apo në materiale. Tërmeti i parë është ndjerë gjithashtu edhe në zonat jugore të Bullgarisë dhe Maqedoni.

Artikulli paraprakSHUMË MË TEPËR SE SA VETËM NJË “GOODBYE”
Artikulli tjetërJA SA DO RRITEN PAGAT PËR POLICËT, MJEKËT, INFERMIERËT APO MËSUESIT