Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi.
Mësohet se tërmeti ka goditur saktësisht Kretën, e cila prej kohësh është kthyer në epiqendër të lëkundjeve sizmike.
Sakaq, mësohet se epiqendra ka qenë 42 km në perëndim të Paleochora në perfekturën e Chania.
Sipas mediave greke thellësia e tërmetit raportohet se ishte 17.5 km.