Me 16 vota nga 21 të mundshme, Greta Bardeli është zgjedhur Kryetare e Këshillit të Qarkut të Shkodrës. Në mbledhjen e organizuar për konstiotuimin e keshillit te Qarkut te Shkodres dale pas zgjedhjeve te 21 Qershorit, dy grupet e keshilltareve, propopzuan Greta Bardelin dhe Salvator Gjoken per posatin e kryetarit te ketij institucioni, nderkohe qe votimi, ndoshta kaloi edhe pritshmerite, ku kandidatura e Partise Demokratuike mori 16 vota, duke marre edhe votat e se majtes.

Menjehere pas zgjedhjes, Kryetarja e Keshillit te Qarkut te Shkodres, Greta Bardeli, theksoi se ky post eshte nje privilegj per ti sherbyer te gjithe banoreve te Qarkut te Shkodres.Por, menjehere pas zgjedhjes se kryetarit, kishte edhe nje tjeter, votim, kesaj radhe per postin e nen kryetarit te Keshillit, ku partia demokratike propozoi emrin e Maxhid Cungut, nderkohe qe e majta, hodhi ne votim, Viktor Popaj. Me 12 vota, ne postin e nen kryetarit te keshillit te Qarkut te Shkodres, eshte zgjedhur, Maxhid Cungu.

Artikulli paraprakPRESIDENTJA JAHJAGA E IMPRESIONUAR NGA QYTETI I SHKODRËS
Artikulli tjetërARRESTOHET 43 VJEÇARI, I GJËNDET ARSENAL ARMËSH