Inspektoriati i Punes ne Shkoder permes nje mase urgjente ka bllokuar aktivitetin e Alba Cable, apo ish uzines se telave ne Shkoder qe ne 31 tetor te ketij viti.

Ky eshte informacioni qe vjen nga drejtori i inspektoriatit te punes ne Shkoder Agim Shimaj. Ai thote se greva e punonjesve ishte e pritshme , e megjithate drejtoria qe ai perfaqeson nuk ka qendruar duarkryq para realitetit me te cilin keto punonjes perballen ne menyre te perseritur. Ne inspektoriatin e punes ka ardhur nje ankese me firmat e punonjesve , dhe me pas eshte ngritur nje grup pune nga kjo drejtori te cilet kane bere kontroll prane fabrikes ku jane konstatuar se shqetesimet e raportuara qendronin.

E ne kerkim te nje zgjedhje praktike ne koordinim me instutucionet e tjera eshte mesuar se pervecse nuk jane dhene pagat, nuk ishin paguar as sigurimet shoqerore te punonjesve cka kishte bere qe firmes ti bllokoheshin llogarite nga drejtoria rajonale e tatimeve. E tashme ne menyre qe te zhbollkohet llogaria vetem per pagat e punonjesve eshte kerkuar ndihme ministrise se financave.

Drejtori Shimaj ben me dije se kjo fabrike eshte ne listen e zeze te bizneseve qe kane kaluar ne siten e inspektoriatit , pasi edhe ne maujin shkurt te ketij viti kesaj fabrike i eshte bllokuar aktiviteti. Me kete rast inspektoriati i punes i ben apel punonjesve qe operojne ne sektorin publik dhe privat se ne cdo rast shkeljesh te kontrate se punes, pages apo te drejtave te tyre mund ti drejtohen inspektoriatit te punes , dhe anonimati i denoncuesit ehste i garantuar.

Artikulli paraprakLIBRAZHD, BIE NGA URA E BUSHTRICËS, VDES 18-VJEÇARI
Artikulli tjetërBYPASI I SHKODRËS, ME PROJEKT “FANTAZI”