Banorët e fshatit Grilë, të Bashkisë Malësi e Madhe prej më shumë se 30 vitesh vuajnë mungesën e infrastructures rrugore.
Të zënë ngusht nga stina e dimrit ku rruga mbulohet nga uji, këta banorë e kanë të vështirë të qarkullojnë lirisht në rrugët e fshatit të tyre.
Përveç problemeve me infrastrukturën, banorët në këtë zone thonë se përballen edhe me një problem tjetër.
Hedhja e mbeturinave në gjithë hapësirën e rrugëve në këtë fshat, ka vështirësuar edhe më shumë jetën e tyre, për shkak të aromës së keqe që këto mbeturina urbane kanë.
Shpesh herë banorët e fshatit Grilë i kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa për të ndërtuar një rrugë me të gjitha kushtet, por deri tani nuk kanë marrë një përgjigje konkrete
. E vetja shpresë për ta është sezoni në prag të fushatës zgjedhore, ku bashkitë mobilizohen për të plotësuar kërkesat e banorëve në këmbim të votës.