Kombëtarja shqiptare e vajzave është gati për turneun “Visit Malta Trophy”. Vajzat kuqezi mbyllën përgatitjet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe mëngjesin e sotëm udhëtuan drejt Maltës. Kombëtarja e vajzave do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore dhe më 22 shkurt do të luajë takimin e parë ndaj Bjellorusisë, në stadiumin “Tonny Bezzina” në ora 14:00. Trajneri i Kombëtares shqiptare të vajzave, Armir Grima në një prononcim tha se turneu “Visit Malta Trophy” është një mundësi e mirë, pasi do të shërbejë për të parë nga afër gjendjen e futbollisteve.

Më tej, trajneri Grima theksoi se ekipi Kombëtar është një derë e hapur për të gjitha vajzat që kanë dëshirë të nderojnë falmurin dhe kombin.

Ndeshja e dytë e Kombëtares shqiptare të vajzave në turneun “Visit Malta Trophy” do të jetë ndaj Ishujve Faroe, më 25 shkurt. Edhe ky takim do të luhet në stadiumin “Tonny Bezzina” në ora 14:00.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHISTE PJESË AUTOMJETESH TË KONTRABANDUARA NGA ANGLIA, PROCEDOHET 31-VJEÇARI
Artikulli tjetërVLLAZNIA THYHET NGA ERZENI, MUNDET 2-1