SHEFI I KLUBIT ËSHTË OPTIMIST PËR SE SKUADRA DO MBIJETOJË.
Shefi i klubit të futbollit të Vllaznisë, Armir Grima nuk ka hezituar që të ëshojë akuza ndaj ish-administratorit Ardian Grabova për mënyrën se si shkuan gjërat në kampin shkodran.
Grima nuk ka qenë në Shkodër gjatë ditëve kur është folur largimi i tij nga Vllaznia, ndaj dhe një reagim i tij ka ardhur pas qetësimit dhe të situatës në kampin shkodranë.Duke u ndalur tek ecuria e skuadrës për sezonin e ri, Grima beson se ekipi do të ketë forca për të mbijetuar.
Armir Grima, sezonin e kaluar ka qenë i vetëm në drejtimin e skuadrës shkodrane ku me shumë mund u arrit mbijetesa në kategorinë superiore. Ndërkohë që këtë sezon me ardhjen e kompanisë “Gea Sport” ai është emëruar si shef klubi duke qenë kështu dhe si përfaqësues i Bashkisë së Shkodrës. Grima sjell kështu një garanci më shumë për të patur nën kontroll situatën në kampin shkodran, por në krahasim me vitin e kaluar ai nuk do të ketë ato komptenca. Kjo do të thotë se situata e klubit mbetet e gjitha nën kontrollin e kompanisë “Gea Sport”.