DREJTORI SPORTIV PARALAJMËRON SE DO TË KETË LARGIME.Merkatoja nuk do të jetë primare në punën tonë por do të jetë në varësi të disa largimeve që do të bëjmë, kështu është shprehur drejtori sportiv i Vllaznisë, Armir Grima

në intervistën e tij të parë për media për vitin 2015. Fillimisht ai ka folur dhe për bashkëpunimin që do të ketë gjatë kësaj periudhe me trajnerin Baldo Raineri.

Më interes do të pritet dhe lëvizja që do të bëhet për lojtarët e rinj të akademisë së Vllaznisë të cilët janë përfolur se mund të largohen në merkaton e janarit. 

Vllaznia tashmë ka hyrë në vrullin e zhvillimeve të merkatos dhe përgatitjeve për gjysëm e dytë të sezonit futbollistik.  Tashmë mbetet për  t’u parë kush do të jenë lojtarët e parë që do të largohen dhe sa përforcime do të realizohen. Siç shikohet dhe në pamje të parë, gjasat janë që këtë vit kuqelbutë të realizojnë shumë pak përforcime. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/oPbzORJgEOc” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak“BEST 10 NORTH”
Artikulli tjetërVIDEO- SKANDALI, SHKODRANËT TË SHOKUAR