“Asnjëherë nuk jam pyetur për Vllazninë që kur bashkia ka ndërruar drejtuesit”. Kështu shprehet drejtori sportiv i klubit shkodran Armir Grima i cili ka rrëfyer pozicionin e tij dhe mungesën e komunikimit me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi.

Grima nuk e quan aspak veten fajtor për situatën në të cilën ndodhet Vllaznia e madje thotë se nëse bordi i ri ka ndërmend ta shkarkojë është i gatshëm të ikë vetë. Grima ka edhe një këshillë të drejtpërdrejtë. Për drejtorin Grima, nëse situata vazhdon e njëjtë dhe nuk merren masa, Vllaznia rrezikon rënien nga Superliga. Në janar priten zhvillime të tjera tek Vllaznia dhe se çfarë do të bëhet me drejtuesit e saj por edhe disa prej futbollistëve.

Artikulli paraprakKONCERTI TRADICIONAL I FUNDVITIT “NDËRMENDJE 2016”
Artikulli tjetërShkodër . Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim