“Vllaznia në transfertën që ka përballë Tiranës do të kërkojë maksimumin”. Kështu shprehet trajneri në detyrë i Vllaznisë Armir Grima sipas të cilit skuadra shkodrane ka edhe disa mungesa në përballjen me bardheblutë.

Tifozët janë tejet të rëndësishëm dhe duhet të jenë sa më shumë në mbështetje të Vllaznisë shprehet Grima. Sa i përket të ardhmes së Grimës si trajner në detyrë i Vllaznisë u shpreh se do të përfundojë këto dy ndeshje që kanë mbetur dhe më pas në janar do diskutohet gjatë. Vllaznia luan të shtunën në ora 13:00 në stadiumin “Selman Stermasi” nga ku do të kërkojë të paktën barazimin në ndeshjen e cila konsiderohet si klasikja e futbollit shqiptar.

Artikulli paraprak“JONUS EMRE” ORGANIZON: “PËRKUJTIMI I MEVLANËS”
Artikulli tjetërKOPLIK, NIS VIJËZIMI I PIKAVE MË PROBLEMATIKE