Ekspertët kanë paralajmëruar se një lloj i gripit të qenve mund të infektojë njerëzit.
Sipas një studimi të ri, virusi thuhet se ka evoluar si një formë e gripit të shpendëve, i njohur në termin mjekësor si H3N2.

The Independent shkruan se shkencëtarët kanë shprehur shqetësimin se lloji po ndryshon përsëri dhe së shpejti mund të bëhet aq i fortë sa mund të infektojë njerëzit. Shkencëtarët kanë paralajmëruar tashmë se nëse gripi i shpendëve do të evoluonte dhe do të prekte gjitarët ekziston mundësia që të të prekë qentë dhe të transmetohet tek njerëzit.

Gjashtë qen u infektuan qëllimisht me mutacionet e njohura të gripit të qenve H3N2, por u zbulua se secili prej tyre kishte zhvilluar simptoma të lehta, duke përfshirë ethe, teshtitje dhe kollë. Profesor James Wood, kreu i mjekësisë veterinare në Universitetin e Kembrixhit tha se ndryshimet në virusin e qenve me sa duket e bëjnë atë më të përshtatshëm për tu transmetuar brenda gjitarëve, siç mund të ndodhë pas një kohe të gjatë tek qentë.

Artikulli paraprakDEPUTETËT KËRKOJNË RRITJE RROGASH, PS-PD BLLOKOJNË NË KOMISION DRAFTIN E QEVERISË PËR PAGAT E ADMINISTRATËS.
Artikulli tjetërPOLICIA DHE HOME OFFICE: MBI 1 MIJË SHTETAS SHQIPTARË TË KTHYER