Prej 10 ditësh në qytetin e Koplikut ka nisur fushata e vaksnimit kundër gripit sezonal. Kryevaksinatori në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor, Skender Jacaj, shprehet se ka patur një interest ë lartë nga të gjitha grupëmoshat për tu vaksinuar, ndërsa bën të ditur se çdo ditë aplikohen rreth 30- 40 doza vaksine.

Kryevaksinatori tregon disa ndër kategoritë të cilat janë më të këshillueshme për të marrë dozën e vaksinës.

Jacaj i bën thirrje të gjithë banorëve që të aplikojnë vaksinat.

Ndërkohë një interes të lartë vijon të ketë akoma nga qytetarët sa i përket vaksinimit kundër virusit Covid-19.

Artikulli paraprakFAMILJA PASHUKU: JA E VËRTETA PËR AFGANIN
Artikulli tjetërEMIGRANTËT PRITEN ME PROTESTË