Situata e krijuar nga gripi dhe virozat në Lezhë vijon të jetë e rënduar.Mbi 100 përsona paraqiten çdo ditë në spital, për të kërkuar ndihmë mjekësore.Diçka e tillë bëhet e ditur nga mjekja specialiste Elsuida Prendi, sipas të ciles deri më tani rastet janë përballuar me sukses, por ju bën thirrje qytetareve që fillimisht ti drejtohen mjekut të familjes.

Grupmoshat më të prekura janë përsonat mbi 60-vjeç të cilët kanë dhe probleme të tjera shëndetësore, ndërsa bluzat e bardha bëjnë thirrje për kujdes maksimal, çka është më kryesorja përdorimi i maskes dhe shmangia e ambjenteve të mbyllura.

Fluksi i shtuar i pacienteve të prekur nga gripi dhe virozat ka nisur që prej gjysmes së muajit dhjetor të vitit që lam pas dhe pritet të arrije piken në gjysmen e dytë muajit janar.

Artikulli paraprak4 FAMILJE NË QIELL TË HAPUR BËJNË APEL PËR NDIHMË
Artikulli tjetërMBLEDHJA 2-DITORE E QEVERISË NË SHËNGJIN