Është përkujtuar sot në Malësi të Madhe 74 vjetori i kryengritjes së parë anti-komuniste ku ranë martirë dhjetra burra me në krye heroin kombëtar Prek Cali.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë figura të njohura të Malësisë së Madhe, familjarë të këtyre martirëve por edhe deputeti i qarkut të Shkodrës Romeo Gurakuqi.

Në fjalën e tij deputeti demokrat u shpreh se e gjithë elita evendit pjesa më e madhe nga Shqipëria e Veriut është goditur masivisht nga regjimi diktatorial ku të njëjtën gjë po bëjnë edhe pasardhësit e tyre të cilët janë në pushtet

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike në Malësi të Madhe, Anton Kokaj, tha se duhet të përpiqemi ta nxjerrim të vërtetën në shesh të këtyre burrave dhe të përballemi me ato që mundohen ta fshehin këtë të vërtetë.

Ndër të tjera Kokaj siguroi mbështetjen dhe kontributin e tij ndaj kësaj shtrese

Këta martirë sakrifikuan jetën për liri dhe demokraci, duke mbrojtur trojet e tyre e sot ka ardhur koha të ngrëjmë zërin më fort se kurrë e të bëjmë historinë u shpreh këshilltarja e bashkisë Malësi e Madhe Mimoza Rexhvelaj njëherësh edhe ish e përndjekur

Në sajë të rezistencës ndaj diktaturës më të egër që ishte instaluar në Shqipëri, 74-vite më parë regjimi komunist torturoi barbarisht në burgjet më të egra komuniste të asaj kohe, duke i internuar, helmuar, vrarë dhe pushkatuar.

Artikulli paraprakNDREGJONI: POLITIKA NA PËRDORI 28 VITE
Artikulli tjetërPD, DEPUTETI NOKA: DO RRËZOJMË QEVERINË ME PROTESTA