Amortizimi nuk lë pa prekur thuajse asnjë nga rrugët e qytetit të Shkodrës. Edhe pse si një ndër rrugët kryesore ku qarkullimi I qytetarëve dhe automjeteve në këtë zonë është I lartë investimet në këtë lagje mungojnë prej kohësh. Gropa të mbushura me ujë të cilat krijojnë vështirësi për banorët e kësaj lagjeje në kalimin e tyre është një problem I vazhdueshëm.
Situata bëhet më problematike gjatë stinës së dimrit ku reshjet e shiut të vazhdueshme e ndërlikojnë edhe më shumë qarkullimin e banorëve të kësaj zone kryesist për të moshuarit dhe fëmijët. Amoritizimi dhe mos investimi janë të dukshme që mungojnë prej kohësh. Banorët janë të detyruar të bashkëjetojnë me këto gropa ku mjaftojnë vetëm pak reshje shiu dhe ato mbushen plot me ujë në çdo stinë të vitit.