Projekti “GROW”, është një nga projektet e rëndesishëm të Federatës Shqiptare te Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ky projekt ka ngritur siparin në mesin e muajit janar të këtij viti në dy nga shkollat 9-vjecare të qytetit të Elbasanit ku dhe është bërë promovimi i kësaj nisme të rëndësishme.

Projekti “GROW”, një angazhim absolut i FSHF-së për futbollin në shkolla, për fëmijët, në mënyrë që të jenë sa më afër me këtë sport.

Ky projekt edhe në Shkodër po zhvillohet në shkollat 9-vjeçare, për Star Plus Hysen Zmijani përfaqësues i Federatës Shqiptare të Futbolliti tregoi sesi e kanë pritur nxënësit zhvillimin e projektit “GROW” .

Qellimi kyresorë i projektit “GROW” është kultivimi i dëshirës dhe pasionit që në fëmijëri ndaj sportit të futbollit. Si në shumë qytete të Shqipërisë edhe Shkodra ka pasur mjaft interes në përfshirje të këtij projekti i cili do të zhvillohet më tej.

 

Artikulli paraprakKOMBËTARJA E FEMRAVE I MERR PIKË POLONISË
Artikulli tjetërVLLAZNIA-LUSHNJA, SUKAJ KALON SHKODRANËT NË AVANTAZH