Sot, gruaja e presidentit ukrainas Olena Zelenska i bëri thirrje Këshillit Botëror të Kishave, një organizatë që përfaqëson 580 milionë të krishterë në mbarë botën, të ndihmojë në organizimin e “korridoreve të vërteta humanitare” në Ukrainë.
“Duke ditur përvojën e Këshillit Botëror të Kishave në zgjidhjen e krizave humanitare, ju kërkojmë të ndihmoni Ukrainën dhe ukrainasit që aktualisht po ikin nga lufta. Fillimisht ju kërkoj që të bëheni ndërmjetës në organizimin e korridoreve të vërteta humanitare”, thuhet në letrën e transmetuar nga presidenca ukrainase.
Këshilli Botëror i Kishave bashkon 352 kisha dhe komunitete të tjera kishtare nga rreth 100 vende dhe territore, duke përfshirë shumicën e kishave ortodokse, si dhe një numër të madh kishash anglikane, baptiste, luterane, metodiste dhe të reformuara.