Gjenden të pajetë një çift bashkjëshortësh në Pogradec.

Policia bën me dije se rreth orës 00:10 është njoftuar se në fshatin Velçan, në një kasolle pranë banesës së tyre, janë gjetur të pajetë trupat e dy shtetasve E.T, 26 vjeç dhe F.T, 23 vjeçe, (bashkëshortë). Nga hetimet paraprake, dyshohet se këta shtetas gjatë natës janë konfliktuar dhe goditur fizikisht me njëri-tjetrin. Më pas konflikti ka vijuar edhe jashtë banesës, konkretisht në një kasolle (pronë e tyre) ku shtetasja F.T dyshohet të ketë goditur në kokë, me mjet të fortë (dru) bashkëshortin e saj, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Pas këtij veprimi, shtetasja F.T dyshohet të ketë konsumuar helm dhe për pasojë ka gjetur vdekjen edhe kjo e fundit.Sipas bluve, konflikti mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Trupat e tyre janë transportuar në morgun e Spitalit të Pogradecit, ku pritet të kryhet autopsia mjekoligjore. Policia thotë se çifti i bashkëshortëve jetonin vetëm me dy fëmijët e tyre të mitur. Kanë qenë komshinjtë e tyre që kanë njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë. Nga ana e Policisë, po kryhen gjithë veprimet e nevojshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakISHTE DËNUAR ME 10 VITE, ARRESTOHET 35 VJEÇARI
Artikulli tjetërPROTESTA E OPOZITËS , GRIDA DUMA:”KY ËSHTË FILLIMI I NJË VENDIMI TË MADH”