Një grua në Bolonja e Italisë ka sjellë në jetë fëmijën e saj në makinë. Ajo nuk ka pasur kohë që të shkonte në spital për shkak të trafikut të rënduar dhe ka sjellë në jetë foshnjën me asistimin e një infermiereje përmes platformave “online”.

Laila Dirouch, është takuar së fundmi me infermieren që e ndihmoi, Elisa Nava dhe të gjithë këtë moment e kanë ndarë në rrjete sociale.

“Në më pak se tre minuta pacientes i nisën ujërat. Ajo arriti të shtrihej dhe fëmija doli me një shtytje të vetme. Gjëja kryesore ishte që prindërit e kuptuan se lindja ishte e pashmangshme dhe nuk vijuan të ecnin më me makinë, duke e lindur foshnjën aty”, tha infermierja.

Artikulli paraprakWHATSAPP KA NJË OPSION TË RI PËR DËRGIMIN DHE MARRJEN E MESAZHEVE, JA SI TA AKTIVIZONI
Artikulli tjetërARRESTOHET SHEFI I URBANISTIKËS, JA PËR ÇFARË AKUZOHET