104 vjecarja Mejreme Bajraktari eshte gruaja me e moshuar ne komunen Qender te rrethit te Malesise se Madhe, e cila ka 41 vjet qe merr pension, duke filluar nga viti 1973! Me rrudhat ne fytyre dhe shamine ne koke, nepamje te pare ajo nuk duket edhe aq e vjeter, por kjo certificate lindjeje dhe ky leternjoftim I vitit 1981 e verteton kete.Pervece si nene dhe bashkeshorte,

Mejremja eshte edhe veterante lufte qe tregon per plaget dhe dekoratat e dhena ne ate kohe:
E me e rende se plumbi, per Mejremen ka qene vdekja e femijeve te saj ne moshe te vogel: Por jeta e saj ka pasur edhe dasma, gezime dhe lumturi: Tregon se I ati, e ema dhe vellezerit I kane vdekur pa I mbushur te tetedhjetat, ndersa vajzen e ka 74 vjece. Prandaj Mejremja nuk di te thote se cili eshte sekreti i jetegjatesise se saj, sepse nuk ka mbajtur asnje dite te vecante: Teksa flet per jeten qe e ka kaluar ne pune te ndryshme qe nga kooperativa, hidrocentrale e spitali, Mejremja tregon se humbja e plote e shikimit perpara dy vjetesh ia ka pamundesuar daljen jashte shtepise:
Por pavarsisht moshes dhe verberise, Mejreme Bajraktari duket e vendosur qe te mos marre ndihme nga askush por t’ia dale mbane vete:

 

 

 

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/IdYeqnk_8IA?rel=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKALIMERA POETIKE 2014
Artikulli tjetërSHËNGJINI, JO VETËM TURIZEM POR EDHE BIZNES